Home / Histori / Ç’duhet të dini mbi Revolucionin Bolshevik, që diktoi historinë e botës për një treçerek shekulli

Ç’duhet të dini mbi Revolucionin Bolshevik, që diktoi historinë e botës për një treçerek shekulli

Revolucioni i Tetorit, njihet zyrtarisht në literaturën sovjetike si Revolucioni Socialist i Tetorit të Madh dhe zakonisht quhet Tetori i Kuq, Kryengritja e Tetorit ose Revolucioni Bolshevik. Ai u drejtua nga bolshevikët dhe Vladimir Lenini. Revolucioni, nisi nga një kryengritje e armatosur në Petrograd më 25 tetor 1917, dhe kulmoi më 7 nëntor me pushtimin e Pallatit të Carit në Shën Petersburg. Po kush ishin bolshevikët, dhe si rrodhën realisht ngjarjet?

  1. Revolucioni i Tetorit, ishte një vazhdim i Revolucionit të Shkurtit që ndodhi në shkurtin e po atij viti, shkatërroi autokracinë cariste, dhe solli në pushtet një qeveri të përkohshme, pasi një transferimi të pushtetit të shpallur nga Duka i Madh Mikaeli, vëllai i Car Nikollës II, që nuk pranoi të merrte pushtetin pas abdikimit të Carit.
  2. Pasi Kongresi i Sovjetëve, i cili ishte asokohe organi qeverisës, mbajti mbledhjen e tij të dytë, dhe zgjodhi pjesëtarë të bolshevikëve dhe grupimeve të tjera majtiste si Revolucionarët e Majtë Socialistë, në pozita të rëndësishme brenda shtetit të ri.
  3. Revolucioni u udhëhoq nga bolshevikët, të cilët përdorën ndikimin e tyre tek sovjetet e Petrogradit për të organizuar forcat e armatosura.
  4. Garda e Kuqe Bolshevike, nën drejtimin e Komitetit Ushtarak Revolucionar, nisi pushtimin e godinave qeveritare më 7 nëntor 1917.
  5. Më 23 tetor 1917, Komiteti Qendror i Bolshevikëve votoi në shumicë një rezolutë, ku theksohej pashmangshmëria e një kryengritjeje të armatosur.
  6. Më 25 tetor 1917, bolshevikët udhëhoqën forcat e tyre në kryengritjen e Petrogradit, sot Shën Petersburgu, dje kryeqyteti i Rusisë, kundër qeverisë së përkohshme se Aleksandër Kerenskit. Kjo e fundit ishte e pafuqishme kundër forcave masive dhe të organizuara të bolshevikëve.
  7. Partia Bolshevike u themelua nga Vladimir Lenini dhe Aleksander Bogdanov, fillimisht si një fraksion i Partisë Punëtore Sociale Demokratike të Rusisë.
  8. Bolshevik, do të thotë në gjuhën ruse “ata të shumicës”, pasi ata fituan shumicën e kauzave në votimin e Kongresit të Dytë. Ata gjithashtu do të cilësohen si të Kuqtë.
  9. Gjatë rritjes së tyre, bolshevikët ndesheshin shpesh me një fraksion tjetër nga e njëjta parti, Menshevikët. Menshevikët rrjedhin nga fjala ruse “pakicë”.
  10. Ndryshe nga Revolucioni i Shkurtit, Revolucioni i Tetorit ishte i i mirë-planifikuar dhe i koordinuar. Në vend se të dilnin vetëm nëpër rrugë, bolshevikët dhe aleatët e tyre pushtuan këtë herë ndërtesa qeveritare dhe pika të rëndësishme strategjike në të gjithë Petrogradin.
  11. Revolucioni u formësua nga shkrimet teorike radikale të Leninit, të bazuara në idetë e Karl Marksit. Në fakt, ideologjia politike u bë e njohur si marksiste-leninizëm, dhe kërkonte krijimin e shteteve socialiste.
  12. Menjëherë pas Revolucionit të Tetorit, qeveria e re vendosi paqen me Gjermaninë, shtetëzoi industritë e tyre dhe ekzekutoi të gjithë familjen perandorake.
  13. Kur u tërhoq nga lufta, Rusi i dha një pjesë të madhe të territorit të saj Gjermanisë në Traktatin e Brest-Litovskut, me kushte shumë të ashpra.
  14. Pas Revolucionit, qeveria e centralizua dhe udhëhiqej nga një drejtues i vetëm, i cili këshillohej nga një Këshill besnik. Kjo ndodhi kur bolshevikët e kuptuan, se një sistem demokratik do t’i detyronte të ndanin pushtetin me të tjerët. Në këto kushte, ata shpallën një diktaturë të proletariatit.
  15. Bolshevikët zhvendosën kryeqytetin nga Petrogradi në Moskë në vitin 1918, sepse Moska ishte një qytet më i centralizuar, dhe që ata mund ta kontrollonin më mirë.
  16. ÇEKA u krijua si një organ i sigurisë revolucionare, për të survejuar dhe ndëshkuar “armiqtë e popullit”. Policia sekrete, u bë një pararendëse e hershme e KGB-së.
  17. E gjithë kjo çoi në një luftë civile masive dhe shkatërruese, që do të përfundonte të ishte lufta civile më vdekjeprurëse në histori. Lufta civile u zhvillua midis bolshevikëve, të njohur si Ushtria e Kuqe, dhe një fraksioni të quajtur Ushtria e Bardhë, që përbëhej nga socialistë të ndryshëm, monarkistë, anarkistë, autokratë konservatorë dhe gjeneralë. Gjatë viteve 1917- 1922, 1.5 milionë ushtarë dhe rreth 8 milionë civilë vdiqën për shkak të betejave, urisë dhe sëmundjeve.
  18. Ushtria e Bardhë, ishte krahu ushtarak i Lëvizjes Bjellogardiste, i cili mori emrin nga Cari Ivani III, i quajtur “Mbreti i Bardhë”. Edhe pse formalisht mbështesnin monarkinë absolute, për shkak të përbërjes së tyre të ndryshme, ata nuk kishin ideologji të qarta.
  19. Ushtria e Bardhë, pati një mbështetje të madhe nga Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.
  20. Edhe pse luftoi kryesisht kundër Ushtrisë së Kuqe, Ushtria e Bardhë ishte anti-semite, dhe ishin përgjegjëse për vrasjen e mbi 60 mijë hebrenjve gjatë luftës civile.
  21. Vetëm kur Leon Trocki mori drejtimin e Ushtrisë së Kuqe, kjo e fundit u shndërrua në një forcë që mund të fitonte një luftë. Lenini dhe Ushtria e Kuqe, do të shpallnin fitoren në vitin 1922, dhe do të themelonin Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
  22. Pasi u mposhtën, mbështetësit e Ushtrisë së Bardhë u larguan në mërgim, dhe krijuan një bazë antikomuniste në Shtetet e Bashkuara.

Check Also

Babai dhe djali

Enrik Mehmeti/ Djali: “Babi, a mund të bëj një pyetje”? Babai: “Po biri im, çfarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − four =