Home / Sport / Capello kryqëzon arbitrin gjerman

Capello kryqëzon arbitrin gjerman

Fabio Capello shprehu të gjitha dyshimet e tij në lidhje me arbitrimin e ndeshjes Atalanta-Real Madrid nga gjyqtari gjerman Stieler, i cili pas 17 minutash lojë e largoi Freuler nga fusha me karton të kuq. Jo vetëm ndeshja e mbrëmshme, por edhe ajo që pa në Lazio-Bayern Munich, ngre dyshime të forta tek ish-trajneri i njohur:

“Arbitri e prishi lojën, mbrojtësi i Atalantës nuk ishte lojtari i fundit që të nxirrej jashtë. Ai ishte për karton të verdhë. Mua më shtohen dyshimet, pas penalltisë që nuk u dha dje në favor të Lazios. Do të ishte mirë që Atalanta ta luante në kushte të barabarta një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo kundër Realit”.

Ish-trajneri i “Los Blancos”, ndër të tjera, shkoi më tej në dyshimet e tij për arbitrimin: “Mund të kalosh, gjithsesi. Për të fituar mjafton të shënosh një gol dhe të mos pësosh. Atalanta pësoi një gol që mund të ishte shmangur, por u ndëshkua nga gjyqtari që në minutën e 17-të. Sidoqoftë, me 10 lojtarë në fushë, ajo qe në gjendje të mbrohej mirë dhe të kundërpërgjigjej.

U mposht nga një gol, i shënuar prej një lojtari që tërheq pak djathtas. Zidanes iu duk gjithashtu e pabesueshme, e patë se si qeshi… Atalanta ishte e pafat, por mund të luajë po kaq mirë në Madrid”.

Check Also

Në kërkim të talenteve, Edy Reja “zbarkon” në Shkodër

Edy Reja ka zbarkuar në Shqipëri dhe një ditë më parë në Shkodër, krah trajnerit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + thirteen =