Home / Aktualitet / Cakaj bashkon partitë e Luginës për Bujanocin

Cakaj bashkon partitë e Luginës për Bujanocin

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka dhënë një super lajm nga Lugina e Preshevës.

Cakaj ka treguar se partitë politike shqiptare atje tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Njoftimi i plotë:

Miq, miq, miq:

NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS 🇦🇱❤:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!

Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =