Home / Aktualitet / Çahet rruga në Borsh nga reshjet masive, pamje të frikshme nga vendngjarja

Çahet rruga në Borsh nga reshjet masive, pamje të frikshme nga vendngjarja

BORSH

Moti i keq me reshje masive shiu ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar jo pak probleme.

Reshjet e dendura të ditës së djeshme kanë dëmtuar një pjesë të rrugës Sarandë-Borsh, duke krijuar edhe çarje të rrugës. Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje dramatike në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se është çarë rruga në hyrje të Borshit, duke u bërë e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Check Also

Senati voton shefin e Pentagonit

Senati amerikan konfirmon Lloyd Austin, duke qenë pro propozimit të presidentit Joe Biden që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 15 =