Home / Kryesore / Bypass në Gjirokastër, UNESCO: Të ndalohen punimet

Bypass në Gjirokastër, UNESCO: Të ndalohen punimet

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të miratojë një rezolutë që rekomandon, që punimet në Bypass-in e Gjirokastrës të ndalohen. Po ashtu komiteti sugjeron që Shqipëria të ftojë një mision monitorimi për të parë nëse ndërtimi ka shkaktuar dëm ose mund të sjellë dëme. Këto janë vendimet e botuara në projekt-rezolutën e botuar para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që zhvillohet midis 16 dhe 31 korrikut në Kinë. Aty thuhet se qeveria shqiptare kishte paraqitur fillimisht projektin për shqyrtim në 2016.

UNESCO rekomandoi që ai të rishikohej. Në vitin 2019, qeveria i njoftoi ata se projekti ishte pezulluar, ku në janar 2021, qeveria paraqiti një kërkesë për rishikimin e një propozimi të rizhvilluar për projektin e Bypass. UNESCO kërkoi informacion shtesë, por qeveria shqiptare nuk u përgjigj lidhur me këtë. Rezoluta vë në dukje se një informacion i dërguar nga një palë e tretë “skicon një situatë shumë shqetësuese të projektit”, pasi duket se tashmë është në ndërtim e sipër. Ata vunë në dukje se sipas dëshmive, se projekti do të ketë një “ndikim të mundshëm negativ në vlerat e zonës”. UNESCO i rekomandon Shqipërisë  “të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura”.

Për më tepër, UNESCO kërkoi informacion mbi planet zhvillimore të vazhdueshme dhe të ardhshme, si dhe raportet kundërshtuese nga qeveria dhe palë të tjera mbi gjendjen e ruajtjes së kësaj zone. Si rezultat, ata kërkojnë që Shqipëria të presë një mision zyrtar monitorimi në Gjirokastër për të vlerësuar jo vetëm Bypassin, por dhe projekte të tjera. Komiteti i Trashëgimisë Botërore pritet të votojë mbi rezolutën në ditët në vijim. Projekti për Bypass-in e Gjirokastrës u bë publik në 2016, synimi i të cilit ishte devijimi i qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale dhe kryesisht nga qendra e Qafës së Pazarit, si destinacioni kryesor turistik i turistëve që mbërrijnë në qytetin e gurtë.

Bypass në Gjirokastër, UNESCO: Të ndalohen punimet

Check Also

Veriu i Kosovës po mbipopullohet me serbë, cilët janë politikanët shqiptarë që kanë bërë marrëveshje të fshehtë me Vuçiç

Veriu i Kosovës po vazhdon të mbipopullohet nga serbë, të cilët janë të paguar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =