Home / Showbizz / “Buzët më kishin ngrirë dhe nuk mund t’i lëvizja”, Jennifer Lopez rrëfen një nga momentet më të vështira të karrierës
LAS VEGAS, NEVADA - JUNE 15: Jennifer Lopez performs during a stop of her It's My Party tour at T-Mobile Arena on June 15, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images for ABA)

“Buzët më kishin ngrirë dhe nuk mund t’i lëvizja”, Jennifer Lopez rrëfen një nga momentet më të vështira të karrierës

Jennifer Lopez ka qenë një nga figurat kryesore të kulturës pop për 30 vite me radhë. Asnjëherë nuk është lodhur dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë njerëzit e duan. Por çfarë e ka bërë Jennifer Lopez këtë që është sot?

Artistja e famshme është bërë pjesë e kopertinës së fundit të revistës “In Style”, ku miq të ndryshëm e persona të afërt kanë folur për jetën e saj dhe jo vetëm. Të gjithë bien dakord në një mendje se Jennifer nuk është ndalur kurrë së punuari dhe prandaj ka arritur këtu ku është sot.

“Po xhironim videon në Bronx për këngën ‘Hold you down’ dhe ishte shumë ftohtë. Unë kisha veshur një pallto gjigante, këpucë me tre palë çorape dhe dorashka. Ndërsa J.Lo kishte veshur vetëm një bluzë të shkurtër dhe një minifund për të xhiruar atë skenë me mua. Nuk ja kam thënë kurrë asaj, por me mendjen time thosha: ‘Kjo grua ka më shumë para se unë dhe unë po ngrijë së ftohti, por bëj mirë të mos ankohem, sepse ajo nuk po ankohet fare!’. Kështu që nuk më intereson nëse jam në shkretëtirë në 100 gradë, unë nuk ankohem kurrë. Sa herë që më duhet të flasë me artistë të tjerë apo me veten time, më kujtohet ai moment”, është shprehur reperi dhe aktori Fat Joe për Lopez.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe J.Lo, teksa ka treguar anën e saj të historisë.

“Më kujtohet kur po xhironim këngën ‘Hold you down’ dhe sa ftohtë ishte. Më duhej të këndoja këngën, por buzët e mia po ngrinin dhe nuk mund t’i lëvizja. Është shumë gallatë që Joe e mban mend këtë gjë. Por në përgjithësi unë nuk jam njeri që ankohem, veçanërisht kur jam duke punuar. Unë jam atje për të bërë një punë dhe kjo është ajo që duhet të bëj. Besojeni ose jo, unë nuk dua të ngarkoj askënd me etjen time, ose nëse kam ftohtë apo nuk jam rehat. Kjo mund të jetë diçka që ma kanë mësuar mami dhe babi. Duhet të jesh thjesht mirënjohës që po bën atë që po bën. Është diçka shumë latin. Ji i lumtur për ato që ke”, ka treguar artistja.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për jetën si nënë. J.Lo është shprehur se ndjehet gjithmonë fajtore kur i duhet të punojë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët.

“Duhet të gjesh balancën dhe unë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse jam në një vend tjetër apo në shtëpi, ne komunikojmë gjithë kohës, qeshim dhe kalojmë kohë bashkë. Dhe ndonjëherë madje i bezdis duke ju larë dhëmbët, duke i zgjuar për në shkollë, me gjithë gjërat që duhet të bëjnë. Nuk mund të filloj t’i listoj gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time. Më duhet të shkruaj një libër të tërë për këtë gjë”, ka thënë Jennifer./Icona Style

Check Also

Fjolla Morina në telashe, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + sixteen =