Home / Aktualitet / Buxheti, 280 milionë euro humbje nga pandemia

Buxheti, 280 milionë euro humbje nga pandemia

Sipas statistikave fiskale paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave në buxhet për vitin 2020 ishte 425 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.5%, ose 34.7 miliardë lekë (280 milionë euro) më pak sesa vit ii kaluar.

Ndërsa në buxhetin e rishikuar në mes të vitit, financat prisnin që rënia e të ardhurave të ishte 3%, në raport me faktin e 2019-s, por fakti ka rezultuar më i përkeqësuar në raport me pritshmëritë. Në total financat kanë arritur të mbledhin 20.8 miliardë lekë më pak se plani i mesvitit, duke kufizuar po me të njëjtën masë edhe shpenzimet e parashikuara buxhetore.

Megjithatë, në dhjetor është shënuar ecuria më e mirë e vitit, me 42 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 9% në krahasim me dhjetorin e vitit 2019.

Për gjithë vitin 2020, ecurinë më negative e shënoi tatimi mbi të ardhurat personale (-12.4 miliardë lekë) dhe tatim fitimi (-8.2 miliardë lekë). Ndërsa kanë ngushtuar gradualisht hendekun TVSH_ja, zëri kryesor it ë ardhurave në buxhet (-2 mld lekë), pushteti vendor (-1.1 mld lekë) dhe të ardhurat nga fondet speciale-sigurimet (-712 mln lekë).

Në ecurinë e TVSH-së neto ka ndikuar pozitivisht dhe fakti që rimbursimet janë shumë më të ulëta se në 2019-n, në 16.5 miliardë lekë, nga 23.5 miliardë lekë në 2019-n, ose rreth 7 miliardë lekë më pak…/ Monitor- Vjen i redaktuar nga Arberianews.net/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

m

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =