Home / Aktualitet / Bushati: Rama ka diskriminuar Shkodrën

Bushati: Rama ka diskriminuar Shkodrën

Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka treguar me fakte se si qeveria Rama ka diskriminuar qytetin më të madh të veriut të vendit.

Përballë moderatores Armela Ferko, Bushati tregoi se Bashkia e Shkodrës merr dhjetëra herë më pas e bashkitë që janë të së njëjtës madhësi.

Duke komentuar vrasjen e Bardhok Pllanaj, Bushati nënvizoi se ky krim tregoi se policia nuk e kontrollon territorin e saj.

‘Qeveria Rama i jep Shkodrës, 6 herë më pak se bashkia e Vlorës, 14 herë më pak se bashkia e Korçës, që janë bashki thuajse njësoj si bashkia e Shkodrës.

Justifikimi i Edi Ramës është se Bashkia e Shkodrës nuk paraqet projekte. Unë me kompetencë të plotë them se janë 34 projekte që janë paraqitur dhe veç disa me shuma të papërfillshme janë miratuar. Ne çdo ditë ua bëjmë të qartë banorëve të Shkodrës, që qeveria nuk mbështet.

Qeveria Rama ka mbajtur një qëndrim diskriminues ndaj Shkodrës.

Një vrasje e ndodhur në mes të fushatës elektorale, tregon se policia nuk e kontrollon territorin dhe tregon se janë të lidhur bashkë. Gjatë këtyre 8 viteve është parë qartë lidhja e krimit me qeverinë.

Ka pasur denoncime të vazhdueshme nga eksponentë politikë në Shkodër, që jeta e qytetit është në dorën e bandave. Edhe vetë bizneset janë të frikësuar për shkak të mënyrave se si bandat e kontrollojnë qytetin.

Ka akoma shumë policë që mund të luftojnë krimin’, theksoi Helidon Bushati gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

Check Also

Plas skandali i radhës/ Kandidati për deputet i LSI-së kapet duke blerë vota(VIDEO)

Kur na ndajnë 2 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se të gjithë kandidatët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =