Home / Aktualitet / Bullizohej çdo ditë në punën e tij, punonjësi i “Toyota” i jep fund jetës

Bullizohej çdo ditë në punën e tij, punonjësi i “Toyota” i jep fund jetës

Një 28-vjeçar, punonjës në firmën e njohur të makinave “Toyota” ka vendosur që t’i japë fund jetës për shkak se po bullizohej nga shefi i tij.

“Do bëje mirë nëse vdisje” duket se ishte fraza që inxhinieri 28-vjeçar dëgjonte çdo ditë, duke e çuar atë në një “kolaps psikologjik”.

Në vitin 2019, vdekja e të riut u “prezantua” si një aksident në punë, me Toyota duke u futur në telashe. Ndërkohë, këtë javë kompania arriti në një marrëveshje jashtë-gjyqësore me familjen e burrit fatkeq. Sa i përket personit që e bullizonte dhe e çoi atë në vetëvrasje, Toyota deklaroi se “ai u ndëshkua”, pa dhënë megjithatë detaje shtesë.

“Ne ende ndiejmë dhimbje në zemrat tona, për atë që i ndodhi djalit tonë të dashur”,-ishin fjalët e familjes, ndërsa avokati i familjes, Yoshihide Tachino, tha se u përqendrua kryesisht tek kushtet e punës, çnjerëzore që mbizotërojnë në Japoni.

Check Also

Dha ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave/ Si u bind Holanda për Shqipërinë?

Më 1 nëntor 2020, Qeveria holandeze shprehu zyrtarisht qëndrimin kundër hapjes së negociatave midis Shqipërisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − four =