Home / Kryesore / Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, Musliu: Luftë e brendshme politike

Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, Musliu: Luftë e brendshme politike

Bullgaria i ka dërguar një memorandum shpjegues Këshillit të Bashkimit Evropian, që përmban një pozicion frenues mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkim.

Dokumenti mbështetet nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Asamblenë Kombëtare.

Memorandumi shprehet qartë se Shkupi duhet t’i përmbahet në mënyrë rigoroze parimeve dhe vlerave të BE-së dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në 2017, bllokimi i Komisionit të Përbashkët Bullgari-Maqedoni e Veriut për Çështjet Arsimore dhe Historike, pezullimi i të gjitha investimeve Bullgare në vend dhe përndjekja e politikanëve është plotësisht e papranueshme për Sofjen, thuhet në memorandum.

Alber Musliu analist nga Maqedonia e Veriut tha për Euronews Albania se siç ndodh në çdo shtet ballkanik këto tema përdoren për luftën e brendshme politike

“Maqedonia sapo doli nga zgjedhjet parlamentare ndërsa Bullgaria ballafaqohet me probleme të brendshme dhe është në fazën parazgjedhore”, – u shpreh z. Musliu.

Sipas tij kjo situatë nuk do të sjellë ndonjë bllokim siç ndodhi me Greqinë për 15 vite dhe e konsideron situatën diçka shumë normale për vendet e Ballkanit para zgjedhjeve.

Ai tha se problemi kryesor janë figurat historike, të cilat shpesh janë të përbashkëta si për Maqedoninë ashtu dhe Bullgarinë, ndërkohë që nuk la pa përmendur dhe konfliktin për prejardhjen e gjuhës maqedonase.

 

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + sixteen =