Home / Kulture / Bukuritë mahnitëse dhe destinacionet më të preferuara nga turistët në Kukës

Bukuritë mahnitëse dhe destinacionet më të preferuara nga turistët në Kukës

Nga Ermal Hallaçi

Jemi në ditët e fundit të Vitit 2020

Që nga Janari i 2020 e deri sot në aktivitetin tim Sportiv Hiking kam organizuar rreth 30 aktivitete ngjitje malore/Guida Turistike

Jam munduar të promovoj Kukësin, vendlindjen time! Pandemia ndikoi shumë në uljen e turistëve të huaj por Kukësi u bë destinacioni i vitit, nga vizitorët vendas të cilët shijuan bukuritë mahnitëse që të ofrojnë bjeshkët e Kukësit.

Tashmë jo vetëm Fshati Shishtavec është zonë turistike por edhe Brekija PERLA Kuksiane ,#Çaja destinacione që u vizituan këtë vit.

Jam shumë shumë i lumtur që bashkë me shokun tim Afrim Tahiraj ja arritëm qëllimin që kishim për Kukësin. Mediat vendase por edhe të huaja shkruajtën për peisazhet e mrekullushme të Kukësit, ju kushtuan edhe Reportazhe.

Shtegu i Ngjyrave ishte padiskutim destinacioni kryesor i vitit.

Nga data 21 Qeshor kur bashkë me #Afrimin organizuam aktivitetin dy ditor në këtë destinacion e deri në fund të Shtatorit këtë destinacion e vizituan plot 3000 vizitore,të rinjë e të reja ,familjarë e grupe nga axhensi të ndryshme turistike .

Sa i lumtur jam që kisha kënaqësinë të promovoja Çajën vendin e begatë të turizmit malor ,veror edhe dimëror. Për Çajën duhen orë e ditë për ta përshkruar !

Tufat e Deleve që ndodheshin në livadhet plot ngjyra të Çajës ,Kuajt që kalëronin në këto livadhe ,kënaqnin syrin e cdo vizitori. Deltarët Ilir rojtarët e bjeshkës!

Mikpritja Çajane

Kafja e parë e fshatit mblidhte të gjithë banorët por edhe neve pas një udhetimi të gjate . #Hasan #Ivani banor i fshatit por edhe postieri i fshatit gëzoi respektin më të madh për mikpritjen që na bënte.

Ardian Musaj një mik shum i mirë dhe mikpritës, Bujtina Musaj vendi që jo vetem unë kisha fatin të qëndroja të haja prodhime tradicinale të zonës por edhe qindra vizitorë të tjerë. Ardiani e do shumë vendlindjen dhe prespektivat i ka për ti shërbyer vendlindjes.

Pas një rruge të gjatë të pa asfaltruar nga Çaja deri në Bushricë 14 Km kemi Hotel ”Gjoka” i cili ka një shërbim të mirë Hotelerik por edhe gastronomik i cili ndodhet në rrugën kryesore Kukës-Peshkopi në fshatin Bushtricë

Për të pasur një turizëm të vazhdueshëm malor

#FshatiShishtavec Klodjan Grisha, Vexhi Halili duhet të lobonin me Bashkia Kukës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe partnerët ndërkombëtarë për ndihmuar banorët e zonës për të kthyer shtëpitë e tyre në Bujtina, Shiahtaveci ka turizëm veror dhe dimëror.

Gëzuar Vitin e Ri 2020

12 Janar Maja e Kallabakut
1 Shkurt Maja e Pashtrikut
9 Shkurt Valbonë
1 Mars Shishtavec Aktiviteti i Skijve
13 Mars Shpella e Lojmeve

9 Prill Koretnik
12 Prill Sasat Gjallicë
9 Maj Koretnik -Stanet e Bardhocit
15 Maj -Shkalla-Keqe -Tërshen
31 Maj -Curraj i Epërm

10 Qeshor -Maja e Gjallicës
11- Qeshor- Cahan Has -Shpella e Dajçit
14-Qeshor- Maja e Gjallicës
18 -Qeshor- Çerem -Markofshë -Trokuz -Lumi i Gashit
21 Qeshor – Shtegu i Ngjyrave Çajë -Radomirë

5 Korrik -Shtegu i Ngjyrave
11 Korrik -Sarakol Festa
12 Korrik -Shtegu i Ngjyrave -Çajë
13 Korrik -Sasat për shuarjen e Zjarrit
19 Korrik -Shtegu i Ngjyrave

20 Korrik -Festa e Kroit Bardhë
1 Gusht – Camping Çajë -Radomirë
5-6 Gusht- Festa e Gjallicës Kroi Kuq -Sasat -Shtiqën
15 -Gusht – Camping Liqeni i Zi -Korab
23- Gusht -Shtegu i Ngjyrave

31 Gusht – Korab
6 Shtator -Brekijë-Maja e Gjallicës
9 -Shtator -Maja e Vajushës
14 Shtator- Maja e Hajles
28 Shtator -Maja e Rugokës -Kosovë

Check Also

Ligji grek i luftës dhe arvanitët muslimanë

  Nga Saimir LOLJA- Pjesa jugore e Shqipërisë së Poshtme thërritet nga shqiptarët me emrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =