Home / Aktualitet / Britania përballë kaosit ekonomik? Ja sa humbje pësoi nga pandemia e COVID gjatë 2020

Britania përballë kaosit ekonomik? Ja sa humbje pësoi nga pandemia e COVID gjatë 2020

Ekonomia britanike u tkurr me 9.9% në vitin 2020, që është tkurrja më e madhe vjetore në mbi 300 vite, por shmangu recesionin në fund të vitit.

Të dhënat zyrtare treguan se Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1% nga Tetori në Dhjetor. Kjo bëri që Britania t’i shpëtojë dy tremujorë radhazi të tkurrjes, që përcakton recesionin, pavarësisht se ekonomia pritet të tkurret përsëri në vitin 2021, për shkak të karantinës së tretë të Covid.  Ekonomistët thonë se kur të hiqen masat e karantinës, pritet një rimëkëmbje e shpejtë ekonomike.

Ekonomia britanike u rrit me 1.2% vetëm për muajin Dhjetor, pas një rënieje me 2.3% në prodhim gjatë Nëntorit, kur kishte një karantinë të pjesshme, çka e la prodhimin 6.3% më pak se ç’ishte në muajin Shkurt, përpara se të niste pandemia.

Megjithatë, Banka e Anglisë, projekton se ekonomia do të tkurret me 4% në tremujorin e parë 2021, për shkak të karantinës së re dhe hyrjes në fuqi të Brexit.  Banka Qendrore ka bërë të ditur se ekonomia do rifitojë përmasën që kishte përpara Covid në fillim të vitit 2022, duke supozuar se vaksinimi vazhdon pa probleme. “Shifrat e sotme tregojnë se ekonomia ka pësuar një goditje serioze si rezultat i pandemisë, që është ndjerë në të gjithë vendet në botë”- tha Ministri i Financave, Rishi Sunak.

Sunak, që ka shtuar huamarrjen në nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore, do të caktojë më datë 3 Mars se sa gjatë do të vazhdojë me ndihmat emergjente.

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =