Home / Bota / Britania izolohet sërish

Britania izolohet sërish

Kryeministri britanik Boris Johnson urdhëroi tëhënën masa të reja izolimi në vend në përpjekjepër të ngadalësuar një rritje të rasteve me COVID-19 që kërcënon të mbingarkojë sisteminshëndetësor, para se të vaksinohet një masë kritikee popullsisë.

Kryeministri Johnson tha se një variant i ri, mëngjitës i koronavirusit po përhapet me shpejtësi tëmadhe dhe ishin të nevojshme veprime urgjentepër ta ngadalësuar atë.

“Ndërsa flas me ju sot, spitalet tona janë nën mëshumë presion nga COVID se asnjëherë më parë qënga fillimi i pandemisë,” tha zoti Johnson në njëfjalim televiziv. Masat e reja janë në kontrast me qasjen e tij të mëparshme rajonale për të luftuarpandeminë.

“Pjesa më të madhe e vendit është tashmë nënmasa të skajshme dhe në këto kushte është e qartëse duhet të bëjmë më shumë së bashku për ta vënënën kontroll këtë variant të ri”, tha ai.

“Prandaj duhet të ndërmarrim një mbyllje nëshkallë kombëtare, masat e së cilës të jenë aq tërrepta sa ta frenojnë këtë variant. Kjo do të thotë se qeveria edhe një herë po ju udhëzon të qëndroninë shtëpi”, shtoi kryeministri.

Zoti Johnson tha se masat do të përfshininmbylljen e shkollave, duke filluar nga e marta dherregulla që kërkojnë që shumica e njerëzve tëqëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve jetike, ushtrimeve fizike dhe përjashtimeve të tjera tëkufizuara.

Ai tha se nëse programi i vaksinimit shkonte siçishte planifikuar dhe numri i infektimeve dhevdekjeve do të binte në përputhje me masat ebllokimit siç pritej, do të ishte e mundur të fillohejzbutja e masave të izolimit deri në mes të shkurtit.

Check Also

Sherr i frikshëm mes shqiptarëve në Spanjë, dy persona theren me thika

Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Spanjë si autorë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =