Home / Bota / Britania e Madhe ashpërson rregullat e hyrjes: Jo më vetëm 1 test Covid, por edhe…

Britania e Madhe ashpërson rregullat e hyrjes: Jo më vetëm 1 test Covid, por edhe…

Britania është gati të njoftojë ashpërsim të masave për të gjithë ato që vijnë nga jashtë saj edhe ato që vijnë nga “zona jo të kuqe” ka konfirmuar Sekretari për Mjedisin George Eustice.

Qeveria Britanike është gati të shpallë planet për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar që ti nënshtrohen dy testeve për Covid-19 ndërsa karantinohen në hotele ose shtëpitë e tyre.

“Ekziston një rast për të bërë disa testime gjatë karantinës, ne tashmë e kemi një parashikim sesi ato mund të lirohen më shpejt nga karantina” tha zoti Eustice për “The Sky”.

Departamenti i Shtetit dhe Kujdesit Social tha se masat po shtrëngoheshin në mënyrë që të parandalohen hyrjet e varianteve të reja të virusit në vend.

Paul Charles drejtor i këshilltarëve të udhëtimit tha se: “Testimi masiv i të gjitha hyrjeve në Mbretërinë e Bashkuar do bëhet në ditën e dytë dhe të tetë pas mbërritjes së tyre. Është mirë të qendrosh një hap para dhe në gatishmëri përpara varianteve të reja. Testimi i rregullt duhet të zvendësojë karantinën.”

Sipas masave të reja pritet që udhëtarët duhet të bëjën testin e Covid-19 gjatë ditës së dytë dhe të tetë përgjatë karantinës së tyre 10 ditore.  Sekretari për Mjedisin ka deklaruar javën e kaluar  se nga data 15 shkurt të gjithë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do duhet të kthehen nga zonat “e kuqe” dhe që duhet të karantinohen në hotelet që ka udhëzuar qeveria ku duhet të bëjnë dy teste.

Një njoftim  më zyrtar do të bëhët ditën e sotme kur Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock së bashku me deputetët do japin  një deklaratë në lidhje me pandeminë dhe masat që do të merren.

Masat e rrepta erdhën si pasojë ndërsa zyrtarët  u përpoqën të siguronin publikun se vaksinat duhet të sigurojnë mbrojtje efektive ndaj njerëzve që infektohen me variantet e reja të virusit nga Afrika e Jugut.

Check Also

Përse rrëmbehen fëmijët në Nigeri?

Pas rrëmbimit të vajzave në Çibok, ka nisur Iniciativa e Shkollave të Sigurta, për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + one =