Home / Aktualitet / ‘Braktisi’ ekipin ku lindi dhe u rrit, Gianluigi Donnaruma gjen më në fund ekipin që i ofron 10 milionë në sezon

‘Braktisi’ ekipin ku lindi dhe u rrit, Gianluigi Donnaruma gjen më në fund ekipin që i ofron 10 milionë në sezon

Pas fundit të aventurës me Milan, ekipet më me zë të Evropës janë vendosur në radhë për të siguruar shërbimet e Gianluigi Donnaruma.

Portieri, i konsideruar si një nga më të mirët në botë për rolin e tij, është ‘joshur’ nga Paris Saint Germain me një ofertë prej 10 milionë euro në sezon. Sipas mediave italiane, Donnaruma është duke reflektuar për ofertën, por nuk duhet harruar që ai ka si agjent, Mino Raiolën, me të cilin është shumë e vështirë të arrish një akord, nëse ai nuk është i kënaqur.

Por mediat e cilësojnë si të kryer transferimin, madje shtojnë se vullneti i PSG, është që ta ketë sa më shpejt lojtarin në organikën e tyre.

Duhet për t’u theksuar se në rolin e portierit, PSG ka Keylor Navas, i cili ka bërë mjaft mirë gjatë qëndrimit në Paris, por mosha e tij, bën të mendosh për Donnarumën, i cili ndonëse vetëm 22 vjeç, është një siguri në portën e cilësdo skuadre.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − eleven =