Home / Bota / Bota nuk gjen qetësi/ “Tensione” të fuqishme, çfarë po ndodh mes Rusisë, SHBA-së dhe Afganistanit?

Bota nuk gjen qetësi/ “Tensione” të fuqishme, çfarë po ndodh mes Rusisë, SHBA-së dhe Afganistanit?

Çfarë na tregojnë raportet që kanë dalë në dritë ditët e kaluara sipas të cilave agjentët e inteligjencës ushtarake ruse u kanë ofruar para luftëtarëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë e ndoshta dhe personel tjetër të shërbimit perëndimor? Sa të vërteta janë këto raporte? A mund të vërtetohen ato? Dhe cila është rëndësia e tyre reale? Si fillim, kemi një mohim të trefishtë nga të gjitha palët kryesore të përfshira.

Qeveria ruse e ka hedhur poshtë historinë sit ë pabazë. Kështu kanë bërë dhe vetë edhe talebanët. Presidenti amerikan Donald Trump mohon me ngulm të ketë qenë në dijeni të çështjes, e burime të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulin për shtypin vendas se tema nuk arriti kurrë aq lart sa presidenti ose zv/presidenti, sepse nuk kishte konsensus në komunitetin e inteligjencës për vërtetësinë e këtyre raporteve.

Gazetat serioze në SHBA megjithatë citojnë burime që lënë të kuptohet me pohimet e tyre se një vlerësim i inteligjencës që agjentët rusë po u ofronin dhurata për talebanët për vrasjen e trupave amerikane ose të koalicionit, ka qenë rrotull që prej muajit mars; që sasi të konsiderueshme parash ishin kapur gjatë bastisjeve të trupave amerikane dhe që disa pjesëtarë të personelit amerikan mund të jenë vrarë vërtet si rezultat I kësaj.

Të njëjtat burime tregojnë gjithashtu se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës, u përcoll vërtetë në nivelet më të larta, duke përfshirë këtu përmendjen dhe në vetë informimin e përditshëm të presidentit me informacione të shërbimeve sekrete.

Kritikët e zotit Trump, le më pastaj pretendonit për presidencën demokrate Joe Biden i kanë përdorur këto raporte për të nxjerrë në pah edhe një herë pikëpamjen e tyre se Trump nuk është i gatshëm të mbrojë interesat e SHBA.

Por ndoshta më interesanti mbetet fakti që edhe disa republikanë në zë po ngrenë pyetje. Ligjvënësja Liz Cheney nga Wyoming e drejtoi hapur pyetjen e pashmangshme se kush e dinte për këtë raport dhe kur e kishte mësuar këtë gjë? Po përse Rusia mund të ndërmerrte një veprim të tillë? Potencialisht, ajo ka jo një, por disa motive. Rusia mban lidhje të ngushta me Talebanët për arsye të forta. Ajo e sheh se përfshirja e SHBA në Afganistan po zbehet.

Është thellësisht i shqetësuar nga rritja e fondamentalizmit islamik në rajon që përhapet në drejtimin e saj. Dhe i sheh talebanët si një pengesë të mundshme kundër një zhvillimi të tillë. Moska besohet t`i ketë mbështetur udhëheqësit kryesorë talebanë me armë dhe para. Dhe ndërsa nga ana tjetër gjithashtu ruan lidhje me qeverinë afgane dhe në terma të gjerë mbështet marrëveshjen e paqes në Afganistan, ajo në mënyrë efektive po e mbron veten nga humbjet e mundshme, e nxitur prej shqetësimit që sjell paqëndrueshmëria e të ardhmes afgane.

Por Rusia po zhvillon gjithashtu një luftë “gri” , pra të padeklaruar kundër Perëndimit. Kjo ka shumë elementë: sulmet kibernetike; fushatat dezinformuese; ndërhyrjet elektorale; financimin e ekstremistëve në vendet perëndimore etj.

Ndonjëherë kjo madje ka rezultuar në veprime të drejtpërdrejta siç ishte përdorimi i agjentit nervor në përpjekjen për të vrarë nj ish oficer të inteligjencës ruse në Salisbury të Britanisë, dhe një sulm ballor nga kontraktorët ushtarakë rusë ndaj një pozicioni amerikan në Siri; në atë rast thuhet se aulmet ajrore amerikanë vranë një numër të konsiderueshëm rusësh. Rusia nën Presidentin Vladimir Putin është zgjuar, e po përpiqet të ndreqë çdo indinjatë të perceptuar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ishte, sigurisht, mbështetja e SHBA për luftëtarët e parregullt afganë që kontribuoi në tërheqjen e detyruar të Moskës nga Afganistani në vitet 1980. Dhe ka sugjerime se disa figura në hierarkinë ruse mund të mos jenë zmbrapsur nga ideja për t`i bërë amerikanët të paguajnë për pengesat e së shkuarës dhe ato të kohëve të fundit.

 

M.C

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =