Home / Kulture / Bota ime covidiane!

Bota ime covidiane!

Alma Mater UniBo, je shkollë jete!


Nga Ledi Shamku Shkreli

Sot “ula” zyrtarisht qepenat e një viti akademik të gjatë e plot risi. Nuk dua t’i quaj vështirësi ndjesitë dhe ndryshimet që solli pandemia me vete, por risì.

Kam përsëritur me mijëra herë dikur e vogël, në mësimet e Biologjisë, se njeriu qenkësh gjallesa me aftësinë më të madhe përshtatëse ndaj ndryshimeve.

U përshtatëm edhe këso here! Jam shumë krenare për Universitetin tim, Alma Mater Università di Bologna, për zemrën e tij të lashtë e përherë të re e novatore, për shpirtin komunitar e sfidues, përherë pozitiv, të kolegëve të mij, për studentët tanë që u përballën me aq shkathtësi e shpirt me këtë situatë, pa u ndarë nga ne, pa fajësuar askënd e askund, duke u përpjekur të përsosin veten larg çdo qarjeje a medeti, me punë me punë me punë e me pasion, dhe jam kaq krenare për djemtë e vajzat e mija, të cilët pyetjen e parë kishin: “Prof, kuuuur haaaaapen biblioteeekaaat!”. Nuk kam shkru ndonjëherë kaq autorizime bibliotekare sa kët vit.
Ju du shumë, kinga! Jeni shtysë për mu me ju dhënë gjithë sa kam, e gjithë sa di, me dashni!

Në gjithë kët tallaz, askush nuk përmendi ndonjëherë ndonjë emër politike! E ç’na duhet?! Ne jemi Alma Mater! Jemi aty qysh nga agu i kohnave dhe dimë t’ia dalim vetë. Jemi dija dhe vetëdija! E pse na u dashka me pritë për udhëzime ministeriale për të bërë punën tonë?!

Sot kisha konsultimet e fundit. Rinisim në shtator. Shumica e konsultave qenë për teza masteri që udhëheq në Sociolinguistikë.
Zhargonet rinore, stigmat krahinore, ligjërimet e lira në krijimet letarre, falsifikimet ligjërimore gjatë dublimit të serialeve amerikane për adoleshentë e të rinj, ligjërimet e lojërave online dhe përshtatja e anglizmave! Dyshime plot, zemra plot.

Përgatitemi për një vit të ri akademik. Si skuadër! E sidomos si qenie njerëzore, qenie që përsosen falë vështirësive dhe të papriturave.

Sociolinguistikë, të du!
Alma Mater UniBo, je shkollë jete!

Check Also

Letër-këmbimet midis Dom Ndre Mjedës dhe Gustav Mayer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës

Në Bibliotekën e Gracit në Austri gjendet e tërë biblioteka personale e Gustav Mayer, ndër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 20 =