Home / Sport / Bota e boksit në zi, vdes papritur ish-kampioni i botës

Bota e boksit në zi, vdes papritur ish-kampioni i botës

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e mesme, Marvin Hagler.

Gruaja e Hagler, Kay, konfirmoi lajmin me një postim në faqen e tifozëve të burrit të saj të ndjerë në Facebook edhe pse nuk u dha asnjë shkak zyrtar i vdekjes.

“Me shumë dhimbje po e bëj këtë njoftim”. “Sot fatkeqësisht burri im i dashur, Marvelous Marvin vdiq papritur në shtëpinë tonë këtu në Neë Hampshire. Familja jonë kërkon që ju të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. Me dashuri, Kay G. Hagler.”

“I mrekullishmi”, Hagler, ishte një nga boksierët kryesorë të viteve ’80, një moment magjik për boksin botëror. I përfshirë në Boxing Hall of Fame mes boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave, ai ka qenë protagonist i disa prej ndeshjeve më të bukura në historinë e sportit, duke filluar nga e para e vlefshme për titullin e kampionit botëror të peshave të mesme për ËBC dhe ËBA kundër anglezit Alan Minter (1980) deri tek dueli kontrovers Hagler-Leonard i vitit 1987, që është futur në listën e 100 luftimeve më të mëdha të të gjitha kohërave me titullin në lojë.

Check Also

UEFA merr vendimin të premten, klubet “rebele” drejt përjashtimit

Vazhdon ende përplasja me përmasa të mëdha në futboll. Tashmë në çështje janë përfshirë edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 1 =