Home / Aktualitet / Borxhi Publik/ Teliti i përgjigjet Ramës: Më kot krahasoheni me ne, ju e rritët 29%

Borxhi Publik/ Teliti i përgjigjet Ramës: Më kot krahasoheni me ne, ju e rritët 29%

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit pretendon se në 7 vitet e fundit ka ulur borxhin publik që la pas qeveria e kaluar para 2013.

Teliti thotë në kohën e qeverisjes së PD, borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së përfshirë detyrimet e prapambetura, teksa tek investimet e shumta përfshihet edhe Rruga e Kombit, ulja e taksave dhe rritja e pensioneve e pagave.

Ndërkaq ai shton se në qeverisjen e Ramës borxhi është rritur më shumë se në kohën e PD, plot 29% dhe i vetmi investim është Bypassi i Fierit 22 kilometër.

Më kot krahasoheni me ne. Borxhi u rrit 29 përqind nga viti 2014-2020

2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie

BalkanWeb

Check Also

Covid-19 futet në spitalin e Matit, infektohen 3 mjekë, mbyllen tre reparte të rëndësishme

Numri i personave të infektuar me koronavirus në bashkitë Mat e Klos është rritur ndjeshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =