Reshjet e dendura të borës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar për disa orë me radhë në fshatin e Dardhës në Korçë. ARRSH bëri me dije se bora ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje.
Por për të mbajtur situatën nën kontroll, duhet ndërhyrja e më shumë borëpastrueseve. Ndërkohë bëhet me dije se disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve për shkak të problemeve institucionale me Agjencinë e Prokurimeve Publike.
Sektori i Qarkullimit Rrugor bëri thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 – km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë. Reshjet kanë filluar edhe në Voskopojë. (A.M/Faxweb.al)