Home / Dossier / “Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu

“Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu

Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërrimit në masë”. “Bomba e Carit”, ishte kryesorja në arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe mjeti kryesor i shantazhit ndaj Perëndimit. Me të është kryer vetëm një testim, dhe ai ishte i mjaftueshëm. Po çfarë e bënte kaq të frikshme këtë bombë?

Shpërthimi më i fuqishëm i ndodhur ndonjëherë

“Bomba e Carit”, mbetet pajisja më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Sa për krahasim, arma më e fuqishme që kanë krijuar Shtetet e Bashkuara ishte B41. Ajo kishte një fuqi prej 25 megatonë TNT. Ndërkohë “Bomba e Carit”, kishte një fuqi maksimale prej 100 megatonë TNT.

Bomba u testua vetëm në fuqinë 50 megatonë, për shkak të frikës nga pasojat e shpërthimit bërthamor, si dhe rrezikut që ekuipazhi brenda avionit që do të hidhte bombën nuk do t’i mbijetonte shpërthimit.

Reja e madhe e kërpudhës

Bomba bërthamore më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë, krijoi një re të madhe në formën e kërpudhës. Reja kërpudhore vlerësohet se u ngjit deri në 65 km lart në qiell, ose 7 herë më lart sesa Mali Everest. Topi i zjarrtë që e shoqëroi arriti lartësinë nga e cila u hodh bomba, dhe ishte e dukshme më shumë se 950 larg vendit të testimit.

Efektet e tjera të tmerrshme pas shpërthimit

Nëse do të përdorej shkalla Rihter, masa që përdoret sot për të matur forcën e tërmeteve, “Bomba e Carit”, do të kishte shkaktuar një termet me magnitudë 8.1. Por, fakti që shpërtheu në ajër, nuk shkaktoi shumë lëkundje në tokë. Gjithsesi lëkundjet e shpërthimit, mund të ndiheshin disa qindra km larg, dhe djegie të shkallës së tretë u vërejtën deri 100 km larg vendi të shpërthimit. Xhamat e dritareve u thyen disa qindra km larg nga vendi i shpërthimit, dhe vala goditëse për pak sa nuk e rrëzoi avionin që hodhi bombën.

Ishte shumë e madhe për tu përdorur

Kjo do të thotë se nuk ishte praktike për përdorim në kohë lufte. Së pari, lëvizja e bombës ishte një proces shumë e ndërlikuar. Madje, ajo nuk u përshtat me avionin që e lëshoi ​​nga qielli. Ishte vetë avioni që duhej modifikuar për bombën. Së dyti, ekuipazhi në avion kishte vetëm 50 për qind shanse për të mbijetuar.

U ndërtua shumë shpejt

Shumëkush do të mendonte se një bombë e kësaj madhësie, do të ndërtohej për disa vjet. Tek e fundit ishte bomba më e madhe e ndërtuar, dhe e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Por nuk është kështu.

Në mënyrë të pabesueshme, bomba bërthamore u ndërtua brenda pak muajsh. Raportet ndryshojnë në lidhje me kohëzgjatjen e saktë, por konsensusi i përgjithshëm është se u deshën vetëm 14-16 javë që të dizenjohej dhe ndërtohej “Bomba e Carit”. Pra vetëm 3-4 muaj!

Si u përshtat avioni Tu-95

“Bomba e Carit” do të hidhej në qiell nga një avioni ushtarak Tu-95. Problemi? Avioni nuk mund t’i përshtatej saktësisht bombës gjigante. Duke peshuar 27 tonë, bomba ishte mbi 8 metra e gjatë dhe gati 2 metra e gjerë. Për këtë arsye, Tu 095 hoqi dyert, si dhe rezervuarët e karburantit./warhistoryonline.comPërshtatur nga CNA.al

Check Also

Histori shqiptare në Amerikë(foto)

Vlonjati i Motorolës, si iku me not më 1958, suksesi i inxhinierit tek Motorola & …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 3 =