Home / Aktualitet / Boiken Abazi: Më preku varfëria e madhe e qytetarëve

Boiken Abazi: Më preku varfëria e madhe e qytetarëve

Nuk fitoi, kandidati i Vetëvendosjes: Do kthehemi në popull, Lëvizja e domosdoshme për Shqipërinë

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Tiranës, por nuk fitoi, shprehet se nisma do të vijojë, pasi është e domosdoshme për gjithë Shqipërinë.

Abazi premton se do të rikthehen sërish te qytetarët për t’i falënderuar ata që i votuan.

“Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune.

Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim.

Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë”, shkruan Abazi.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =