Home / Aktualitet / Boiken Abazi: Kemi folur me komisionerë të zhgënjyer

Boiken Abazi: Kemi folur me komisionerë të zhgënjyer

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur për Fax News në lidhje me zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme.

Abazi, i pyetur për planin si do i mbrojnë votat përballë partive të mëdha, u shpreh se janë stërvitur mirë.

Ai zbuloi se kanaë takuar komisionerë të partive të mëdha, PS, PD dhe LSI, dhe ata i kanë treguar mënyrat sesi manipulohen votat.

Intervista:

Ne po diskutojmë me mbështetësit tanë sesi kanë dalë të votojnë bashkë me miqte e tyre. Janë shumë të gëzuar që e kanë hedhur votën e tyre. Na e kanë shtuar entuziasmin. Unë kam votuar te 21 dhjetori, ndërsa z. Kurti te ish-Blloku. Erdhëm dhe te qendra e Vetëvendosjes në Tiranë. Ai plot me qytetarë të tjerë nga Kosova kanë ardhur të votojnë si çdo herë tjetër. Ne besojmë te ndërthurja e energjive.

Qytetarët janë duke na shkruar edhe personalisht. Na thonë përshembull ne votuam për ju bashkë me miq te kjo qendër. Ne s’kemi si ta vërtetojmë por na bën të lumtur kjo gjë që kanë besim te ne. Në këto dy orë të fundit që kanë mbetur i bëj thirrje qytetarëve që ende nuk e kanë pasur mundësinë të votojnë të mos e lënë këtë mundësi pa votuar. Janë mundësitë që të votojmë mandate që këto zgjedhje. Të gjithë njerëzve të dyzuar, sot unë besoj që një pjesë e mirë e tyre mund t’ia ketë hequr dyshimin dhe ardhja e Kurtit.

Ne jemi stërvitur mirë gjatë kësaj kohe. Kemi takuar komisionerë të zhgënjyer nga PS, PD, LSI dhe na kanë treguar mënyrat se si manipulohen votat e partive të vogla. Ne do jemi në monitorim bashkë me vëzhguesit tanë.

(Faxweb.al)

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =