Home / Aktualitet / Boçi flet sërish për konfliktin: Erdhi më ra dhe iku i rrahur, me Lucën shihemi në gjyq

Boçi flet sërish për konfliktin: Erdhi më ra dhe iku i rrahur, me Lucën shihemi në gjyq

Publikimi i pamjeve jo të plota nga përplasja fizike mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të PD në Elbasan, Luçiano Boçi, nxori në një deklaratë për mediat këtë të fundit, duke akuzuar qeverinë dhe mediat pranë saj për manipulim të vërtetës.

Boçi tha se videos së transmetuar nga mediat pranë qeverisë i mungon momenti i parë kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.

Ky moment është fshehur me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe të vërteta e ngjarjes. Fakti që video e manipuluar po shpërndahet nga PS dëshmon qartë se Gjergj Luca nuk flet dhe  as vepron nga pozitat e biznesmenit. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i keq i saj”, tha ai.

Boçi nënvizoi se është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre kriminale të denoncuar prej tij si kallëzim penal.

“Nuk e di nëse prokuroria e ka administruar këtë video si provë. Me marrjen e videos nga vendngjarja Gjergj Luca i ka shtuar vetes dhe një vepër tjetër kriminale, cënimi me synim prishjen e provave të një vepre penale të realizuar prej tij. Keqpëdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale është dëshmi e arrogancës dhe sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend”.

Për këtë çështje, ish-deputeti demokrat paralajmëroi depozitimin e një kërkesë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Sa i takon kësaj çështje në mënyrën më institucionale të mundshme ne do të depozitojmë sot një ankesë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Ftoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani të verifikojë nëse prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave”.

Një thirrje pati edhe për ndërkombëtarët, si garant të reformës në drejtësi.

“U bëj thirrje garantëve ndërkombëtare të reformës në drejtësi, ambasadës amerikane dhe prezencës së Komisionit Europian në Tiranë të mos lejojnë manipulimin politik të institucioneve të reja të drejtësisë siç ka ndodhur tashmë me policinë e shtetit dhe të çdo segmenti tjetër të administratës. I ftoj miqtë tanë ndërkombëtarë të mbikqyrin këtë proces gjyqësor nga afër dhe të vlerësojnë në proces peformancën e institucioneve të reja të drejtësisë”.

Biznesmenit Luca i la takim në gjyq, ndërsa porisitësve të tij në 25 prill.

“Me zotin Luca do të shihemi në gjyq, më vjen keq nëse instiktet e mia të mbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik prej tij e befasuan. Ai erdhi dhe më ra dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Lucës në 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime, ti japin zë lirisë së tyre, diktatura ka marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri, nuk ka krim dhe kriminel që mund ta rikthejë atë”.

Sakaq Boçi tha se krimi elektoral ka shpërthyer kudo në vend.

“Administrata po u mbledh njerëzve kartat e identitetit për tu hequr të drejtën e votës ose për ta kanalizuar atë në xhepat e mazhorancës kundrejt shërbimeve jetike njerëzore dhe parave. Raportimet nga gjithë vendi ku banda kriminale po intimidojnë njerëzit derë më derë, natën dhe ditën, ka pasur raste pengmarrjesh për të detyruar mbështetësit e njohur të opozitës të dorëzojnë kartat e identitetit  që ata të mos votojnë në datë 25 prill. Presion i gjithanshëm ndaj punonjësve të administratës që duhet të regjistrojnë çdo anëtar të familjes, një për një, të afërt dhe të largët duke depozituar numrat e kartave të identitetit në zyrat e PS si kusht për bukën e gojës së një ushtrije për 240 mijë vetësh përfshirë mësues, policë, mjekë etj”.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + four =