Home / Aktualitet / Bllokonte rrugën duke pretenduar se ishte prona e tij, policia arreston tropojanin

Bllokonte rrugën duke pretenduar se ishte prona e tij, policia arreston tropojanin

Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme një 66-vjeçar, pasi ishte kthyer në një problem për banorët e zonës.

66 vjeçari kishte bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, nën pretedenimin se ishte toka e tij, duke u hequr të drejtën e kalimit banorëve. Ky veprim ka sjell dhe arrestimin e tij ditën e sotme.

Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë.

Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =