Home / Aktualitet / Blendi Gonxhe apel prindërve në timon: Mos i mbani fëmijët në prehër

Blendi Gonxhe apel prindërve në timon: Mos i mbani fëmijët në prehër

Duke marrë shkas nga aksidentet e ditëve të fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhe ka postuar një foto, ku këshillon dhe tregon sesi duhen ulur fëmijët në automjet për të shmangur rrezikun nga aksidenti.

Ai shprehet se prindërit vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik, teksa janë duke ngarë makinën, pasi nuk përdorin ndenjëset  e posaçme për fëmijë, udhëtojnë pa vendosur rripin e sigurimit apo kur ulin fëmijët në prehër.

Më tej ai apelon që prindërit të marrin masa ndërsa janë në timon, duke siguruar udhëtimin për vete dhe fëmijët e tyre.

Postimi i plotë:

Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë, duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër, apo duke i ulur fëmijët në sediljet përpara jo konform normave!

A E DINI SE?

Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore!

Kur udhëtoni me familjen, merrni masat që fëmija juaj të jetë sa më i sigurt!

Përdoreni gjithmonë ndenjësen për fëmijë, në çdo udhëtim!

Zgjidhni një ndenjëse të përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës!

Zgjidhni një model të certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara)!

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

Aksidentet në vendin tonë, Bledi Gonxhe poston foton dhe ka një

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 3 =