Home / Aktualitet / Bizneset në Vlorë protestë para policisë, kërkojnë hapjen e lokaleve pas orës 24:00

Bizneset në Vlorë protestë para policisë, kërkojnë hapjen e lokaleve pas orës 24:00

Bizneset në Vlorë kanë dal ditën e sotme në një protestë paqësore prej pak minutash tek policia e qarkut të Vlorës.

Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit.

Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin.

Përfaqësuesit e bizneseve i bëjnë thirrje policisë që të ndaloj terrorin që po bënë duke i mbyllur lokalet pak minuta para orës 24:00 dhe duke i detyruar të largojnë klientët duke i dëmtuar biznesin. Ata gjithashtu i drejtojnë thirrje kryeministrit Rama që të vij në Vlorë ku ata do të heqin menaxherët dhe të punojnë kryeministrin për të menaxhuar bizneset e tyre dhe të shohim sa do ja dali të jetë fitimprurëse.

Ata deklarojnë se ka selektivitet ku bregdeti i luksit si Himarë, Dhërmi, Drimadhes lejohet të ketë muzikë ndërsa bregdeti i Lungomares jo.

Ata i kanë drejtuar një kërkesë qeverisë së vendit ku kanë paraqitur disa kërkesa. Kjo thirrje është firmosur nga 55 biznese te Vlorës ku pritet të shtohen edhe më tepër.

Check Also

Braimllari: Vrasja e nënkomisarit në Lezhë tregon si e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon për vrasjen e efektivit të Policisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =