Home / Aktualitet / Bilbil i vendeve te mia” nga Lefter Çipa dhe Grupi i Pilurit, në të gjitha platformat moderne muzikore

Bilbil i vendeve te mia” nga Lefter Çipa dhe Grupi i Pilurit, në të gjitha platformat moderne muzikore

Kënga “Bilbili i vendeve të mia”, kënduar nga Grupi i Pilurit, i masterizuar, është e disponueshme për t’u dëgjuar në të gjithë Botën në çdo platformë moderne muzikore si Spotify, Tidal, Deezer, Itunes, Youtube Music, Amazon Music etj…

Marrese: Erimioni Merkuri, Vasillo (Lapa) Koka
Kthyese: Qirjako Bala
Hedhese: Qirjakulla Merkuri, Eleni Merkuri
Masterizues: Mark Luli

Teksti:

Ku peshon më shumë guri ?
ku s`ka të vdekur burri ?
more Naim Shqipëria.
Peshon në vëndin e tija
ku të flet gjuhën fëmija
bilbili i vëndeve të mia.

O pena me flori larë,
mbi borë lulja e parë,
more Naim Shqipëria.
Naim-o
Naim-o
Naim-o
more Naim Shqipëria…

Zanë yjesh, hënë behari
ç’u bë Naim këngëtari ?
more Naim Shqipëria.
Gjuhë e zogjve nëpër djepe,
zgjove Kombin dritë derdhe
bilbili i vëndeve të mia,
bilbil-o
bilbil-o
Naim-ooooooo
more Naim Shqipëria…

O i ëmbli për të gjallë
i gjalli për Shqipëtarë,
bilbili i vëndeve të mia.
Pak jetove shumë na le,
shumë more dhe në dhe,
bilbili i vëndeve të mia.
bilbil-o
bilbil-o
bilbil-o
Bilbili i vëndeve të mia….

S`të mban dot dheu përbrënda
dil nga varri e nis nga kënga,
more Naim Shqipëria.
Nëna jonë shami kuqe,
shtatin mal veshur si nuse
bilbili i vëndeve të mia,
bilbil-o
bilbil-o

Naim-ooooooo
Shqipëri o shkëmb i sertë
ti bilbila i bën djemtë,
shekujt vinë e vitet shkojnë
Naim-djemtë ligjërojnë…

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 17 =