Home / Aktualitet / Bilanci i fundit/ Rekord infektimesh me Covid-19, 5 të vdekur në 24 orët e fundit

Bilanci i fundit/ Rekord infektimesh me Covid-19, 5 të vdekur në 24 orët e fundit

Shqipëria vendos një tjetër rekord të zi rastesh me koronavirus, për të dytën ditë rresht.

Gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë numri i rasteve ditore i ka kaluar 200, ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

Raste të reja: 203

Humbje jete: 5

Terapi intensive: 15

Intubim: 6

Aktualisht në dy spitale: 239 pacientë

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 59-vjeçare nga Elbasani, një 79-vjeçare nga Vlora, një 87-vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =