Home / Aktualitet / Bilanci i fundit/ Regjistrohen 8 humbje jete në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja shënon rritje në vendin tonë

Bilanci i fundit/ Regjistrohen 8 humbje jete në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja shënon rritje në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2991 testime nga të cilat 434 raste të reja. Fatkeqësisht janë shënuar 8 humbje jete, me viktimën më të re në moshë, 46 vjeç.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Mars 2021)

Raste të reja ditore        434

Të shëruar në 24 orë     654

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                2991

Testime totale            558,921

Raste pozitive             125,157

Raste të shëruara         91,271

Raste Aktive                31,651

Humbje jete                  2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              22035

Fier                  2598

Durrës              1297

Gjirokastër  1240

Shkodër            1213

Vlorë                 981

Korçë                 768

Elbasan            406

Lezhë                358

Kukës               361

Dibër               330

Berat               64

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =