Home / Aktualitet / Bilanci i fundit/ Mbi 400 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 persona humbin betejën me koronavirusin

Bilanci i fundit/ Mbi 400 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 persona humbin betejën me koronavirusin

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.

Check Also

Studimi: Pse disa njerëz mund të “dëgjojnë” zërat e të vdekurve

Shkencëtarët kanë identifikuar tiparet, që mund ta bëjnë një person të ketë më shumë të ngjarë të pretendojë se dëgjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =