Home / Aktualitet / Bilanci i fundit/ 17 viktima nga COVID në vend, tjetër rekord rastesh të reja infeksioni

Bilanci i fundit/ 17 viktima nga COVID në vend, tjetër rekord rastesh të reja infeksioni

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të shtunë 1153 raste të reja me Covid-19 si dhe 17 vdekje të shkaktuara nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po gjen qetësi me situatën pandemike, me shifrat që vijojnë të mbeten të larta.

Shqetësuese mbetet situata në spitalet Covid, ku aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 792 të vaksinuar, 3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Sot procesi i vaksinimit vijon të shtrihet në territor. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Check Also

Italia merr vendimin e rëndësishëm për të gjithë personat që e kanë kaluar COVID

Ministria italiane e Shëndetësisë tha se po shqyrtonte dhënien e vetëm një doze të vaksinës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − twelve =