Home / Aktualitet / Bilanci i COVID/ Ministria e Shëndetësisë tregon çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ Ministria e Shëndetësisë tregon çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Check Also

Basha zbarkon në Elbasan: Më 25 Prill votojmë për qetësinë e familjeve

Basha: Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Prrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =