Home / Bota / Bilanc i rëndë/ Rritet frikshëm numri i të vdekurve nga COVID në Itali në 24 orët e fundit

Bilanc i rëndë/ Rritet frikshëm numri i të vdekurve nga COVID në Itali në 24 orët e fundit

Italia ka regjistruar një rritje dramatike të rasteve të reja të vdekjeve nga koronavirusi 24 orët e fundit.  Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj raportojnë se 529 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në total në 108,879 numrin e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë.

Sot kemi rreth 100 viktima më shumë, pasi dje u regjistruan 417 vdekje.

Edhe numri i infeksioneve ka njohur rritje. Autoritetet raportuan për 16017 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas kryerjes së 301451 tamponëve.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar me COVID në Itali ka shkuar në 3,561,012, ku raste aktive janë 562,832.

Check Also

Kurti: Me këta të tre ia hapim rrugën VETËVENDOSJE-s në Shqipëri

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit: Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun: Të dashur Boiken, Iliaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =