Home / Aktualitet / Bilanc i rëndë në vend/ Mbi 500 të infektuar dhe 8 viktima gjatë 24 orëve

Bilanc i rëndë në vend/ Mbi 500 të infektuar dhe 8 viktima gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 563 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që janë kryer 2723 teste, duke llogaritur edhe testimet që kryhen në laboratoret privatë.

Fatkeqësisht 8 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 579 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Ju bëjmë me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar positivë me virusin SARS COV2, 563 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         563

Të shëruar ne 24 orë                                      150

Të shtruar në spitale                                       367

Humbje jete në 24 orë                                       8

Testime ditore                                                  2723

Testime totale                     143,804

Raste pozitive                       25,294

Raste të shëruara               12,353

Raste Aktive                        12,362

Humbje jete                            579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6034

Durrës                  1037

Fier                         949

Korçë                    759

Shkodër                742

Elbasan                  624

Lezhë                     559

Vlorë                   544

Berat                   367

Kukës                  300

Gjirokastër        322

Dibër                 125

Check Also

OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 9 =