Home / Aktualitet / Bie zjarr në stanin me 200 dele, shkrumbohet gjithçka(FOTO)

Bie zjarr në stanin me 200 dele, shkrumbohet gjithçka(FOTO)

200 dele u dogjën mëngjesin e sotëm në Finiq të Sarandës, pasi zjarri përfshiu stanin e tyre. Ruzhdi Allkushi fermer prej më shumë se 20 vitesh në bashkinë e Finiqit në fshatin Vrion humbi përgjatë një ore në një zjarr masiv 200 krerë dele dhe më shumë se 4000 lidhje (dengje) bari.

Stalla e deleve gjendej e distancuar nga banesa dhe zjarri u pikas kur nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi.

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje rreth orës 7 të mëngjesit arritën vetëm të izolojnë flakët aktive por gjithçka ishte djegur.

Vetë fermeri Allkushi nuk e mbështet versionin e një zjarri aksidental por e sheh këtë si një akt të qëllimshëm që ka autorë. Hetimet paraprake nuk kanë konfirmuar plotësisht mundësinë e një zjarri aksidental. Pritet që në vijim të vlerësohen edhe dyshimet e vetë fermerit./Gazeta Shqip

Gjithçka e bërë shkrumb e hi, pamjet nga stani ku u dogjën

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =