Home / Aktualitet / Besa Shahini bën një sulm të pameshirë mbi Vetvendosjen dhe Albin Kurtin

Besa Shahini bën një sulm të pameshirë mbi Vetvendosjen dhe Albin Kurtin

Ne statusin e saj ne fb, ish ministrja e arsimit ne Shqiperi Besa Shahini, shkruan:

Vetëvendosja bën politikë ndryshe vetëm në fantazitë e votuesve të saj, si dhe të shoqërisë civile në Tiranë të cilët nga dëshira e madhe për të parë ndryshim në politikë, po refuzojnë ta shohin qartë VV-në!

Kurti e poshtëroi partinë opozitare që ja premtoi votat për presidentën, si dhe i dërgoi porosi gjithë opozitës se do t’i shpërfillë, kur solli ndryshimet për ligjin e zgjedhjeve në parlament dhe tentoi t’i kalonte ato brenda natës pa u konsultuar me opozitën dhe shoqërinë civile.

Pastaj bëri gjithçka që të sigurojë votat e munguara për presidentën e vet, e cila qartazi do t’i shërbejë atij para se t’i shërbejë Kosovës. Ndër të tjerash, në shkëmbim të votave, Kurti emëroi në kabinetin e vet njerëz të dënuar për korrupsion dhe të lidhur me strukturat paralele serbe – njësoj siç bënin politikanët e tjerë para tij.

Këtë javë ai edhe u shpërngul nga një banesë e vogël në një shtëpi të madhe disa katëshe të cilën nuk mund ta paguajë nga paga që merr.

Dinak, vetjak, lakmitar – si politikanët të cilët i ka kritikuar ai vetë, kritikë përmes së cilës edhe erdhi në pushtet. Por, marrë parasysh që mbështetjen e ka më të madhe se ata, ka edhe potencialin t’i bëjë Kosovës dëm më të madh se sa paraardhesit e tij.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 2 =