Home / Aktualitet / Berisha shpërthen në akuza të forta ndaj Hashim Thaçit/Do ta varja në shtyllë bashkë me Ramën!..

Berisha shpërthen në akuza të forta ndaj Hashim Thaçit/Do ta varja në shtyllë bashkë me Ramën!..

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash të forta ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Duke folur në një lidhje direkte mbrëmjen e djeshme për emisionin ‘Debat Plus’ në ‘Rtv Dukagjini’, Berisha shprehet se, asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e ka vrarë gazetarin Ali Uka.

“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Ali Uka është vrarë dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, – ka thënë Berisha në Rtv Dukagjini, ndërsa shtoi më tej se, po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.

“Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dal publikisht me akuza ndaj Thaçit”, – ka thënë Berisha.

Megjithatë ish-kreu i qeverisë shqiptare nuk u kursye në akuza të tjera për Hashim Thaçin për të cilin tha se ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin. Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës. Së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Prandaj, në qoftë se unë s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar akuza e Gjykatës Speciale, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të 3 në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata me dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, – u shpreh më tej në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =