Home / Aktualitet / Berisha ndryshon plan, pritet mbajtja e një referendumi

Berisha ndryshon plan, pritet mbajtja e një referendumi

Kuvendi i  11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pritej të zhvillohej te “Pallati i Kongreseve”, por ish-këshilltari i PD, Indrit Hoxha ka deklaruar se me shumë mundësi do të mbahet në stadiumin “Air Albania”. Ky mund të jetë një vendim që lidhet me kapacitetet që kanë ambientet.

“Do të mbahet në Air Albania, po mendohet dhe diskutohet dhe me shumë mundësi do të mbahet në Air Albania”, tha Hoxha për “Breaking”.

Ai ka bërë me dije se pas mbajtjes së Kuvendit, Berisha do të dalë sërish në bazë për të organizuar 71 foltore të tjera në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu është shprehur se Berisha do të zhvillojë një referndum para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha më 18 dhjetor. Ende nuk dihet se cila do të jetë arsyeja e mbajtjes së referendumit.

Zhvillimin e Kuvendin në stadiumin “Air Albania” e la mundësi të hapur dhe ish-Sekretari i PD, Arben Ristani. Në një intervistë për “Klan news”, ai tha një ditë më parë se po shikohen të gjitha mundësitë dhe se tentativa është drejt stadiumeve.

“Thirrja e parë ishte për Pallatin e Kongreseve. Tani janë duke u parë dhe mundësi të tjera për me thënë të vërtetën. Tentativa është drejt stadiumeve, janë duke u parë mundësitë”, u shpreh Ristani.

Rendi i ditës u zbardh tre javë më parë, ku fillimisht do të miratohen ndryshimet statutore për të vijuar më pas përcaktimin e drejtimit të aksionit opozitar të PD-së si edhe analiza e propozimeve për ndryshime statutore që kanë ardhur nga anëtarët e Kuvendit.

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =