Home / Aktualitet / Bëri llaç gjithë ditën, prisja ta martoja jo të ma vrisnin në derën e shtëpisë

Bëri llaç gjithë ditën, prisja ta martoja jo të ma vrisnin në derën e shtëpisë

Familja Rasha ka përcjellë për në banesën e fundit trupin e Klodian Rashës, i cili u vra nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit për shkak se kishte dalë për të blerë cigare jashtë orës policore.

Mes lotëve dhe dhimbjes, familja Rasha ka përcjellë për në varrezat e Sharrës djalin e vogël të shtëpisë, që sipas babait kishte ëndërr ta martonte dhe jo ta vriste policia.

Babai u shpreh për mediat se djali i tij kishte punuar bashkë me të duke bërë llac gjatë gjithë ditës, ndërsa dha garanci se nuk ka pasur armë, dhe madje kishe fovi prej tyre. Për ta përcjellë në banesën e fundit Klodianin janë kthyer dhe vëllezërit e tij që prej vitesh ndodheshin në emigracion, ndërsa fjalët për ti ngushëlluar duket se nuk gjenden këtë mëngjes të enjteje.

“Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e të gjithëve, e çdo race, e çdo babe, e çdo nëne. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti. Drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek rrugica e shtëpisë. Kush mund ta bëjë këtë?!

Kush është ai polic?! Çfarë policie është ajo që të vret në derë të shtëpisë. Policia është për të mbrojtur, jo për të vrarë. Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi dhe doli të marrë cigare. Për maskën iku dhe e vranë. Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol.”, tha babai i viktimës.

Sa i takon punonjësit të Policisë që qëlloi mbi të riun, ai u arrestua që prej ditës së djeshme, pasi dukshëm veprimi i kryer është në kundërshtim me ligjin për përdorimin e armëve.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 7 =