Home / Aktualitet / Berati, Fieri, Gjirokastra e Korça kremtojnë Pashkët, ja çfarë ndodh

Berati, Fieri, Gjirokastra e Korça kremtojnë Pashkët, ja çfarë ndodh

Besimtarët ortodoksë kremtojnë këtë të dielë, Ditën e Pashkëve.

Në qytete të ndryshme, si Berati, Gjirokastra, Fieri e Korça dhjetëra besimtarë kanë kryer ritualet e festës edhe pse në kushtet e pandemisë Covid.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Me dhjetëra besimtarë kanë kryer ritualet në qytetin e Gjirokastrës pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku është shpërndarë edhe Flaka e Shenjtë gjatë meshës së mbajtur. Ndryshe nga çdo vit, ajo është zhvilluar gjatë paradites së të dielës për shkak të zbatimit të protokollit të masave anti-Covid.

Në këtë ditë të shënuar besimtarët kanë uruar për më tepër lumturi, dashuri, begati e dritë ndaj njëri-tjetrit,ku mes tyre nuk kanë munguar as urimet e politikanëve.

“Gëzuar për shumë vjet, të jemi të gjithë të gëzuar e të bashkuar”, shprehet një besimtar.

Nga Korça vijnë urime për më shumë besim e shpresë për të gjithë shqiptarët.

“I uroj të gjithë shqiptarëve, besimtarëve shëndet e mbarësi”, thotë një qytetarë për gazetarë e ABC Ledjona Xheladinaj.

“Na vjen keq që tradita ka ndryshuar për shkak të pandemisë, por megjithatë i gjithë ky siklet që kemi pasur do të kalojë”, thotë një tjetër qytetare nga Korça. //abcnews.al/

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =