Home / Stili i jetes / Bëmë mama të të ngjaj

Bëmë mama të të ngjaj

Ju jeni fiks si nëna juaj. Sa herë e kemi dëgjuar këtë? Në faza të ndryshme të jetës, ne kemi reaguar ndryshe. Gjatë fëmijërisë, kur mund të kemi futur këmbët në këpucët e saj me taka të larta, kjo na ka bërë të ndihemi shkëlqyeshëm; si adoleshente, kur do të kishim bërë gjithçka që të mos i ngjanim qoftë edhe pak, na ka bërë të zemërohemi; si prindër, kur figura e saj përputhet në mënyrë të pashmangshme me tonën, kemi menduar nëse po bënim gjënë e duhur.

Nëse në të vërtetë ndiheni shumë të ngjashme me nënën tuaj, shkenca sot na tregon se ka rëndësi shkencore për mënyrën se si nënat dhe bijat janë të lidhura dhe kjo i bën ato të dyja të ngjashme emocionalisht. Në një studim të vitit 2016, botuar në The Journal of Neuroscience, truri i foshnjave u raportua të ishte më i ngjashëm me atë të nënave. Sipas Dr. Fumiko Hoeft, profesor i asociuar i Psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, kjo afërsi më e madhe do t’i atribuohej marrëdhënies para lindjes midis nënës dhe fetusit dhe përvojave që të dyja kanë jetuar.

Eshtë një ngjashmëri, mes nënave dhe vajzave, e cila rrjedhimisht lind në marrëdhënien neonatale dhe më pas zhvillohet në jetën pas lindjes. Dhe përfshin zakone të mira dhe të këqija, karakterin dhe predispozitat e personalitetit dhe, për fat të keq, në të njëjtën mënyrë, gjithashtu një trashëgimi më të fortë të disa patologjive. Siç thotë Dr. Pichè, nga Universiteti i Quebec, këto të dhëna mund të ndihmojnë shumë edhe në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Dhe, ndoshta, në të ardhmen, studimi se si nënat i trajtuan ato, do të shpëtojë jetën e shumë vajzave.

Shumë ngjashmëri, veçanërisht në pamjen, karakterin dhe sjelljen, gjithashtu mund të gjurmohen, thonë ekspertët, në kulturën së cilës i përkasin nëna dhe vajza. Në fakt ka shumë të ngjarë që ne dhe nënat tona të kemi jetuar të njëjtat trende, të njëjtat vështirësi në botën e punës dhe në marrëdhëniet profesionale, madje edhe disa përvoja të ngjashme sentimentale. Kjo sepse bota zakonisht nuk ndryshon kaq shpejt nga një brez në tjetrin. Ajo që ju duket ngjashmëri e ekzagjeruar, nuk mund të jetë pra fryt i “bëmë mama të të ngjaj”, por më tepër e kohës së tanishme.

Pavarësisht nëse keni pasur një marrëdhënie pozitive me nënën tuaj apo nuk e keni pasur atë, sugjerojnë psikologët, nuk ka rëndësi. Gjatë rritjes, në fakt, procesi i diferencimit, i cili fillon nga vetë-ndërgjegjësimi si individë unikë dhe i ndarë nga të tjerët, na distancon nga modeli i nënës që kemi pasur.

Në këtë proces, është thelbësore që t’i jepni vetes leje të jeni të ngjashëm ose të ndryshëm, të mbani flokët tuaj si nëna ose mënyrën si na pëlqen, të ygjedhim një stil të ngjashëm ose krejtësisht të ndryshëm të marrëdhënies me vajzat tona, sesa atë që kemi marrë nga nënat tona. Me fjalë të tjera, është gjithmonë zgjedhja e vajzave nëse do të duken si nëna e tyre, apo të jenë krejtësisht të ndryshme.

Check Also

Shenjat më të përkëdhelura nga fati në horoskop

Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =