Home / Bota / Belgjika: Situata nga koronavirus, më e “rëndë” sesa në mars

Belgjika: Situata nga koronavirus, më e “rëndë” sesa në mars

Kryeministri Alexander De Croo ka deklaruar se në Belgjikë situata është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit.
“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Ndërkohë, shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të shkojë rreth 1 mijë, këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.
“Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtruar me COVID-19”, ka thënë ai.

/CNA.al

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seventeen =