Home / Kryesore / Bëhuni gati, i nxehti afrikan mbërrin sot në Shqipëri(TEMPERATURAT)

Bëhuni gati, i nxehti afrikan mbërrin sot në Shqipëri(TEMPERATURAT)

Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë gjithë rajonin e mesdheut do të diktojnë dhe në vendin tonë mot me kthjellime deri pas mesditës, kur në zonat malore do kemi shfaqe të vranësirave të lehta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 33ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 34ºC.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =