Home / Aktualitet / Behgjet Pacolli rindërton Thumanën, ja si duket pas tërmetit tragjik (FOTO)

Behgjet Pacolli rindërton Thumanën, ja si duket pas tërmetit tragjik (FOTO)

Ndonëse ka kaluar mbi një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, procesi i rindërtimit në zonat e prekura ende vazhdon.

Politikani kosovar Behgjet Pacolli ka publikuar një foto nga ndërtimi i shtëpive në Thumanë, duke u shprehur se punimet do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm.

Theksojmë se biznesmeni Pacolli është një ndër financuesit e projektit të rindërtimit në këtë zonë, e cila u godit më rëndë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Nëpërmjet fondacionit të tij ai ka kontribuar për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë”, shkruan Pacolli.198115734 329646225190942 8414486937304835230 n

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të 2019 rezultoi tragjik për Shqipërinë, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga lëkundjet të forta, në Durrës e Thumanë u regjistruan dëmet më të mëdha, duke u shkatërruar qindra shtëpi.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + two =