Home / Kronike / Bëhet e gjallë shqiptarja, nëna e 4 fëmijëve që kishte humbur gjurmët në Greqi

Bëhet e gjallë shqiptarja, nëna e 4 fëmijëve që kishte humbur gjurmët në Greqi

27-vjeçarja shqiptare që u raportua e humbur disa ditë më parë në Greqi, fatmirësisht është gjetur.

Mediat vendase shkruajnë se Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve është kthyer sërish në banesë, por ende nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me arritjen e saj në banesë.

Ishte bashkëshorti i saj që alarmoi policinë helene në 12 Gusht, kur kjo e fundit iu fut kërkimeve në zonën e Iraklios në Kretë, por edhe më tej.

Sot bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë, duke bërë që policia greke të ndërpresë hetimet.

Check Also

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator 2020

Dashi Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo pjesëtari të familjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =