Home / Histori / BEFASITË SHQIPTARE: Kë ka takuar konsulli Pouqueville në Përmet në fillim të shek. XIX?

BEFASITË SHQIPTARE: Kë ka takuar konsulli Pouqueville në Përmet në fillim të shek. XIX?

Aurel Plasari/

“Më në fund, gjysmë lege prej lumit që zbret nga Leusa, hymë në Përmet ku udhërrëfyesit e mi kishin dhënë porosi të gatitej një banesë te koxhabashi.

Po gëzohesha që gjendesha mes njerëzve, kur u shfaq një plak i nderuar që më përshëndeti në frëngjishte dhe me maniera aq të përkujdesura sa për një grimë mbeta pa i kthyer dot përgjigje. Meqë ishte shurdh nxori e vuri në vesh një kornet akustik me anë të të cilit munda të hyja në kuvendim me të. Me tregoi për udhëtimet e tij në Francë dhe për qëndrimin e tij në Paris. Kishte frekuentuar kafenenë “Prokop”, ku kishte njohur Diderot-in, Dalembert-in, Freret-in dhe burrat e letrave të shekullit të kaluar. Citonte vargjet e Racine-t, të Corneille-it, të Voltaire-it dhe, pa u shtirë aspak sikur qe njeri i shkencës, më dëshmoi se e njihte fort mirë letërsinë tonë.

Kur më foli për Versajën dhe për mbretin e Francës nuk e mbajti dot mallëngjimin. Dhe kur shpreha habinë që ai, si kishte njohur Francën, kishte dashur të ngulitej në një vend barbar, m’u gjegj:

“Përmeti është vendlindja ime dhe njeriu i urtë e i kujdesshëm mund të jetë i lumtur kudo, ja ku jam vetë një shembull i pakundërshtueshëm. Kam parë qytetërimin më të shkëlqyer, kam jetuar te populli më i mirësjellshëm në botë, dhe megjithëkëtë desha e ktheva në atdheun tim”.”

François-Charles-Hugues-Laurent Pouqueville
(Nga: Voyage de la Grèce par F.-C.-H.-L. Pouqueville, Deuxième édition revue, corrigée et augmentée, Tom. 1, Librairie Firmin Didot Père et Fils, Paris, 1826.)

Check Also

Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime: Pas Akademisë në Torino, toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ndihmova komunistët dhe…

Publikohet historia e panjohur e familjes së famëshme, Ohri, me prejardhje nga qyteti i Manastirit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 7 =