Home / Showbizz / Bebe Rexha vdes nga mbidoza”, tronditen fansat e këngëtares

Bebe Rexha vdes nga mbidoza”, tronditen fansat e këngëtares

Një lajm i rremë është duke qarkulluar në mediat e huaja i cili thotë se këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Lajmi u bë viral në rrjetet sociale duke shqetësuar fansat e këngëtares. Menjëherë pasi lajmi u bë viral, reagoi vetë këngëtarja e cila konfirmoi se ishte gjallë e shëndoshë e mirë.

Nuk është hera e parë që një person i famshëm vihet në shënjestër të thashethemeve në rrjetet sociale. Thashethemet për “vdekjen” e Bebe Rexhës filluan pasi në një postim shkruhej se ajo vdiq nga mbidoza e drogës.

Statusi në Twitter shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

E tronditur nga thashethemet për “vdekjen” e saj, Rexha ripostoi në Tëitter imazhin viral dhe shkroi: “O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin”.

“Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.

(R.G/Faxweb)

Check Also

Nevina i kthehet ndjekësit dhe tregon si ka rënë nga pesha

Moderatorja shumë simpatike e ekranit, Nevina Shtylla është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =