Home / Aktualitet / BE nuk njeh zgjedhjet e 9 Gushtit, Lukashenko “vazhdon me kokën e tij”: Emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë

BE nuk njeh zgjedhjet e 9 Gushtit, Lukashenko “vazhdon me kokën e tij”: Emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë

Me gjithë protestat e opozitës në Bjellorusi presidenti Alexander Lukashenko ka miratuar përbërjen e qeverisë së re, dhe emëroi Roman Golovçenko si kryeministër ndersa kandidatura e tij duhet të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Lukashenko kërcënoi se do të padisë penalisht drejtuesit e opozitës ndërsa qindra vetë sfiduan policinë e dolën në Minsk për një tjetër natë protestash. Me mijëra vetë janë arrestuar e qindra janë plagosur gjatë demonstratave mbarëkombëtare kundër asaj që është cilësuar manipulim i zgjedhjeve presidenciale.

Lukashenko i ka bërë thirrje policisë që të jenë edhe më e ashpër ndaj demonstruesve. Por dëshmitarët raportuan se policia po qëndronte pranë protestuesve dhe nuk bëri ndonjë lëvizje drastike, ndërsa qindra vetë qëndronin në shi të mërkurën mbrëmjë jashtë ministrisë së Brendshme.

Lukashenko ka akuzuar Perëndimin për financimin e protestuesve dhe urdhëroi agjentët e sigurisë të “zbulojnë e të ndalojnë nxitësit dhe organizatorët e trazirave”.

Një ditë më parë, Bashkimi Evropian tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, proces që kritikët e Presidentit Aleksandër Lukashenko thonë se ishte i manipuluar për të zgjatur 26 vitet në pushtet të tij. BE-ja tha gjithashtu se do të vazhdojë me planet për t’i vendosur sanksione Bjellorusisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE-ja mbështet protestuesit paqësorë në Bjellorusi dhe një zgjidhje të negociuar të trazirave. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili i ka ofruar ndihmë ushtarake Lukashenkos, paralajmëroi Kancelaren gjermane dhe Presidentin Francez të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë.

Zyrtarët që administruan procesin zgjedhor në Bjellorusi thanë se Lukashenko u rizgjodh për një mandat të gjashtë me 80 per qind të votave ndërsa kandidatja e vetme serioze e opozitës, fitoi rreth 10 për qind të tyre.

Aleksandër Lukashenko e mori pushtetin në Bjellorusi në 1991 pasi vendi shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ai njihet në Perëndim si “diktatori i fundit i Evropës” për shkak të shtypjes së të drejtave të njeriut, mbytjes së fjalës së lirë, dyshimeve për manipulime në zgjedhje si dhe tolerancë të zbehtë ndaj opozitën.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =