Home / Aktualitet / Bazeli shumë i fortë për Partizanin, “Demat e Kuq” mposhten me 3 gola në sfidën e parë

Bazeli shumë i fortë për Partizanin, “Demat e Kuq” mposhten me 3 gola në sfidën e parë

Bazeli shumë i fortë për Partizanin! Nënkampionët e Zvicrës kanë triumfuar me rezultatin 3-0 në sfidën e parë të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, ndaj skuadrës shqiptare të drejtuar nga Ilir Daja.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Stoker në minutën e 43-të, ndërkohë që në fragmetin e dytë të lojës, Bazeli realizoi edhe 2 herë të tjera!

Kabral në të 52-të falë një roveshate spektakolare dyfishoi përkohësisht shifrat, ndërsa në minutën e 80-të, Stoker autori i dopietës, vulosi triumfin 3-0.

Edhe Partizani, pati disa shanse shënimi me anë të Kardozos, por sulmuesi brazilian nuk u tregua i saktë para portës. Sfida e kthimit do të jetë thjesht një formalitet për Xhakën & CO, pas këtij triumfi të pastër të arritur në përballjen e sotme.

Check Also

Historia e pazakontë/ E reja zgjedh të bashkëjetojë me një ari

Veronika Dichka adoptoi një ari nga parku safari, dhe tani ajo po shkon për peshkim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =